Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Lufta” për vendin e katërt, nxehet aksi Korçë-Tiranë

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj të fundit ku do të përcaktohen dhe verdiktet përfundimtare. Gara për në “final 4” është mjaft interesante, teksa  Partizani dhe Vllaznia e kanë ngushtuar diferencën me Egnatian, ndërkohë që për skuadrën e katërt që do të marrë pjesë në finalet e titullit gara është mjaft e ashpër.

Dinamo aktualisht është forca e katërt e kampionatit, por menjëherë pas nëndetëses blu është Skënderbeu dhe Tirana. Diferenca mes këtyre tre skuadrave është vetëm 3 pikë dhe në javët që kanë mbetur pritet një betejë e zjarrtë për skuadrën që do të kualifikohet për në gjysmëfinalet e titullit.

Lexo edhe: 

Skënderbeu do të presë Tiranën në përballjen e javës së 30-të, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për vendin e katërt. Kjo për faktin se deri në fund nuk do të ketë më asnjë përballje direkte mes Dinamos, Tiranës dhe Skënderbeut. Më pas “lufta do të jetë në distancë” mes këtyre tre skuadrave, teksa me shumë interes pritet dhe formati I ri që do të luhet pas 36 javëve të kampionatit të rregullt.

Pas përfundimit të sezonit do të hidhet shorti, ku dy skuadrat e para të renditjes do të përballen me dy ekipet që janë renditur më poshtë. Ekipet e renditur anë vendin e parë dhe të dytë do të kalojnë në finale edhe nëse arrijnë që të barazojnë në gjysmëfinale ndaj skuadrave të renditura më poshtë. Të gjitha ndeshjet e “final4” pritet që të luhen në “Air Albania”.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....