Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Luftë e fortë, por pak raste, përfundon pa fitues derbi i Anamoravës

Ka përfunduar pa fitues derbi i Anamoravës, mes skuadrës së Gjilanit dhe asaj të Dritës, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtinës.

Sfida u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, ku të dy skuadrat luajtën për pjesën më të madhe me nga një lojtar më pak, pasi Ansi Nika për Gjilanin dhe Haxhi Neziraj për Dritën, u ndëshkuan me karton të kuq.

Rastet më të mira për shënim erdhën vetëm në minutat shtesë, por gjithsesi asnjë prej skuadrave nuk arriti të konkretizojë me gol, dukë bërë që të ndajnë nga një pikë në këtë sfidë.

Derbi i Gjilanit këtë herë u zhvillua në Prishtinë, për t’u luajtur nën atmosferën e dritave, por kjo nuk i pengoi tifozëritë e të dy skuadrave, që të ishin të shumtë në numër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...