La Liga

Luftë e hapur mes Atleticos dhe Griezmann, francezi bën lëvizjen e radhës

Gjithçka nisi me një mesazh në rrjetet sociale, ku Antoine Griezmann njoftonte largimin nga Atletico e Madridit dhe klubi spanjoll nuk ngurronte ta falënderonte për kontributin e dhënë në 5 vite, por palët tashmë kanë shkuar në një “luftë” të vërtetë.

Kjo pasi klubi madrilen refuzoi kërkesën e Barcelonës për të zbatuar klauzolën e prishjes së kontratës me Griezmann, në këmbim të 120 milionë eurove, duke u hedhur në sulm dhe duke ngritur një sërë akuzash ndaj Kampionit të Botës dhe klubit katalan.

Sipas “Los Colchoneros”, Barcelona kishte nisur kontaktet me Griezmann që në muajin shkurt dhe kishte arritur akordin e transferimit në muajin mars, një moment ku katalanët dhe Atletico duelonin për titullin kampion të Spanjës, duke dëmtuar kështu reputacionin e garës.

Përveç reagimit të ashpër në deklaratë, klubi i Atleticos së Madridit njoftoi edhe futbollistin e motrën menaxhere të tij, se Griezmann duhet të paraqitej sot në grumbullimin e skuadrës, sipas detyrimit kontratual, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo pasi Griezmann është përgjigjur nëpërmjet avokatit të tij, të kontraktuar enkas për këtë çështje, duke thënë se reagimi i Atleticos së Madridit i ka shkaktuar një stres emotiv dhe se për këtë arsye nuk mund të paraqitet në grumbullim.

Antoine Griezmann është pjesë e Atleticos së Madridit që prej verës së 2014-ës dhe ka luajtur në total 180 ndeshje, duke shënuar plot 94 gola, që kanë ndihmuar “Los Colchoneros” të fitojnë trofe dhe të garojnë për objektiva të rëndësishëm.

Megjithatë, kur dukej se fundi do të ishte i lumtur për të gjithë, duket se klubi madrilen nuk e përballoi dot “divorcin” dhe reagoi menjëherë ashpër, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe palët të “luftojnë” në distancë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency