Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari, aleat kalendarin në fazën e fundit

 

Sikur të mos ishte penalizuar nga gjykimi i arbitrave në sfidën ndaj Skënderbeut, e vlefshme për javën e 26-të, sot Luftëtari do të ishte pa frikë një skuadër me ritëm kampioni. Gjirokastritët janë vetëm 2 pikë larg vendit të 3-të dhe 8 larg Kukësit, një distancë e konsiderueshme që nuk i tremb blizinjtë për të synuar pikërisht pozicionin e nënkampionit. Besimi vjen nga grupi që ka në dispozicion trajneri Hasan Lika, por edhe nga kalendari i kësaj faze të fundit.

Nga 9 takime 5 prej tyre do të luhen në shtëpi, ndërsa nga 4 transfertat java e fundit rezervon duelin me Lushnjën, që konsiderohet e rënë dhe deri atëhere mund të ketë humbur edhe dëshirën për të luajtur. Në këtë mënyrë sfidat të vështira larg shtëpisë janë ato me Vllazninë, Kamzën dhe finalja për vendin e dytë me Kukësin në javën e 34-t.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë alternim me ndeshjet e shtëpisë, ku pas Teutës dhe Laçit do të vijnë me radhë rivalët e Europës, së pari Flamurtari në javën e 31-të dhe Partizani në javën e 33-të. Ndërkohë në javën e parafundit Luftëtari do të presë në shtëpi Skënderbeun, që me këtë ritëm parashikohet të ketë mbyllur llogaritë e titullit kampion.

Përveç faktit që 3 nga 4 rivalët për Europë i pret në shtëpi, skuadra e Hasan Likës ka në favor edhe zhvillimin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi Laçi, Flamurtari dhe Kukësi do të kenë ngjeshje të kalendarit dhe për rrjedhojë sforcim më të madh fizik dhe konsumim energjish.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...