Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari-Bylis, një duel me shumë të panjohura brenda!

Një ëndërr për një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë. Objektivi i Bylisit të paktën duke i’u referuar fjalëve të tajnerit Dovedan mbetet qëndrimi në Superiore, por nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të jesh në majën e renditjes dhe pse te mos bëhet gjithçka e mundur për të vijuar këtë rrugëtim aq sa koha do ta lejojë.

Ballshiotët duelin e radhës e kanë sërish në transfertë dhe kësaj radhe si kundërshtar kanë Luftëtarin. Humbjen nuk e kanë provuar më që pas javës së parë ndaj Teutës dhe kjo është një shenjë e qartë e karakterit dhe pse jo pasionit që po tregojnë futbollistët e skuadrës nga Mallakastra. Në Gjirokastër do të rikthehet Jurgen Goxha po ashtu ka gjasa që të zbresë në fushe dhe Turabov, megjithatë një mungesë e  konsiderueshme është ajo e Ditmar Bicajt i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në barazimin pa gola përballë Laçit.

Në krahun tjetër është një ekip që nuk fal asgjë edhe pse problematikat janë evidente tek Luftëtari. Paraqitjet e gjirokastritëve nuk ka qënë të gjitha për tu flakur tej, por në fund rëndësi kanë pikët dhe skuadra e Marantas ka gumbrulluar vetëm 5 pikë. Përvoja nuk është arma më e fortë, megjithatë freskia dhe dëshira e lojtarëve për t’u shfaqur në vitrinën e Superiores është aspekti më pozitiv i këtij Luftëtari.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...