Luftëtari do të udhëtojë të premten drejt Greqisë për të vazhduar fazën përgatitore të verës. Klubi nga qyteti jugr konfirmon se skuadra do të akomodohet në të njëjtën zonë me Flamurtarin, qytezën Nausa të vendit fqinjë për të vazhduar rreth 2 javë fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Daniel Fernandez. Paralelisht me punën në fushën e blertë, klubi po punon edhe në merkato. Marrëveshja me ish suluesin e Ferronikelit, Abu Kamara është arritur dhe lojtari nga Liberia do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Greqisë.
Gjithashtu, Luftëtari punon edhe për repartet e tjera të skuadrës pasi klubi është pranë afrimit të një mesfushori dhe një sulmuesi respektivisht nga Argjentina dhe Uruguaji, ndërsa një tjetër amerikan latin nga vendlindja e trajnerit do të afrohet në repartin e mbrojtjes. Bluzinjtë janë në mesin e fazës përgatitore të verës dhe gjatë ditëve të ardhshme me ta në Greqi do të bashkohen edhe tre lojtarët amerikano-latinë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende. Sipas burimeve zyrtare, stafi po punon për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese ashtu si një sezon më parë.
