Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari ende me sytë nga merkato, alternativat janë edhe në shtëpi

Largimet e Vasil Shkurtajt dhe Eduart Rrocës kanë prishur planet e trajnerit të Luftëtarit Gentian Mezani, i cili është ende në pritje të një sulmuesi dhe një fantazisti. Edhe pse do të jetë e vështirë të gjenden lojtarë të nivelit të tyre, në Gjirokastër janë në pritje të “dhuratave” nga merkato, për të zëvendësuar të larguarit.

Emrat që do të vijnë sigurisht që kanë rëndësi, por mbi të gjitha duhen lojtarët e duhur për të mbuluar pozicionet e lëna vakant. Nëse kampionati do të niste në këto momente, atëherë alternativat janë në shtëpi, edhe pse jo shumë bindëse. Në majën e sulmit vlonjati Mezani pritet të aktivizojë Ismael Dungan, edhe pse keniani nuk ka bindur plotësisht për të merituar vendin e titullarit.

Autor i golit të fitores ndaj Tiranës, 25-vjeçari ka lënë për të dëshiruar në fazën përgatitore, duke shënuar vetëm një gol në miqësoren ndaj Orikut. Dy testet e janarit ndaj inferiorëve si Oriku dhe Bylis ishin mundësia e Dungës dhe e tërë skuadrës për të treguar veten, por keniani nuk ka bindur plotësisht. Ndërkohë në rolin e organizatorit pritet të aktivizohet Donald Rapo,që gjatë periudhës së tij të aktivizimit me fanellën zikaltër ka mbuluar disa role, si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.

Megjithatë këto nuk janë vendimet përfundimtare, pasi drejtuesit janë ende duke punuar në merkato për të afruar lojtarë cilësorë, që do të bënin diferencën. Për momentin, mësohet që klubi është në tratativa me dy futbollistë që do të zëvendësojnë të larguarit e janarit. Në Gjirokastër për momentin kanë edhe fatin kundër, pasi në miqësoren ndaj Bylisit u dëmtua edhe afrimi i fundit, Mërgim Neziri, me mbrojtësin që pritet të rikthehet në stërvitje nga fundi i javës së ardhshme.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...