Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari humbet një tjetër titullar, dëmtim i rëndë për Aurel Demon

Shtohen telashet për Luftëtarin dhe për trajnerin grek të gjirokastritëve Jorgos Marantas. Përveç vështirësive në klasifikim me bluzinjtë që kanë grumbulluar vetëm 7 pikë në 12 ndeshje dhe pozicionohen të parafundit, Luftëtari duhet të vuajë edhe mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm. Pas Filit që është dënuar nga drejtuesit e klubit dhe dy holandezëve që kanë dalë jashtë planeve të klubit, trajneri grek i bluzinjëve duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa një lojtar tjetër shumë të rëndësishëm. Mbrojtësi Aurel Demo ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe rrezikon të humbasë të gjithë pjesën e mbetur të këtij sezoni. Demo titullar fiks te Luftëtari në 2 sezonet e fundit rrezikon të mungojë deri në 6 muaj edhe pse në Gjirokastër nuk japin detaje rreth dëmtimit të tij. Ndeshjen e radhës në kampionat, Luftëtari e ka përballë një rivali direkt për mbijetesë siç është Flamurtari, ndeshje që do të zhvillohet në Vlorë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...