Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari i Curbellos, më lart se ai i Milinkovicit

Largimi i Mladen Milinkovic nga drejtimi i Luftëtarit u pa si një minus i madh për gjirokastritët, madje u aludua që ndoshta këtë vit bluzinjtë mund të mernin rrugën e kthimit për në Kategorinë e Parë. Megjithatë, 4 javët e para kanë treguar se Luftëtari mbetet një kundërshtar i vështirë, ndoshta loja nuk është aq spektakolare sa edicionin e kaluar, por rezultatet janë më të mira. Sezonin e kaluar në katër javët e para Luftëtari mori vetëm një fitore, atë ndaj Korabit me shumë fat madje, dhe 3 humbje me golavarazh një gol i shënuar dhe 7 të pësuar.

Këtë edicion gjirokastritët e kanë nisur mirë, pasi kanë fituar 5 pikë në 4 javë, kjo falë suksesit në fushën e vështirë të Lacit dhe barazimeve me Vllazninë në shtëpi dhe Flamurtarin në Vlorë. Humbja e vetme është ajo ndaj Teutës në javën e parë e kontestuar për gjykimin, sidomos për kartonin e kuq të dhënë ndaj sulmuesit uruguajan Nunez. Madje jo vetëm pikët por edhe golavarazhi është në favor të skuadrës së drejtuar nga Luis Curbello krahasuar me atë të një viti më parë, pasi janë 2 golat e shënuar dhe po kaq të pësuar. Një përmirësim në sulm dhe në mbrojtje, reparti që edicionin e kaluar ishte “Thembra e Akilit” për Luftëtarin. Në Gjirokastër besojnë se ekipi ka ende për të dhënë në fushë, pasi të arrijë formën më të mirë fizike, duke qënë se ka kryer një fazë të cunguar përgatitore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...