Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari i këtij sezoni, “i vogël” me të mëdhatë

Edicioni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Luftëtarin, që pas rezultateve negative ka ndryshuar timonierin, duke i besuar vlonjatit Gentian Mezani. Por bashkë me lëvizjen në stol vihet re se te gjirokastritët ka ndryshuar edhe tendenca e rezultateve. Në dy edicionet e mëparshme, Luftëtari shkaktonte surpriza javë pas jave, jo vetëm me lojën e zhvilluar, por edhe me rezultatet që merrte, sidomos me skuadrat e mëdha.

Përballë zikaltërve janë dorëzuar Skënderbeu, Kukësi, Partizani e me radhë. Këtë edicion diçka e tillë nuk po ndodh pasi Luftëtari është dorëzuar përballë Skënderbeut dhe Kukësit, dy pretendentët për titull. Gjithashtu ndaj tyre kanë triumfuar edhe Laçi, Tirana dhe Flamurtari që sezonin e nisën me ambicie për të shkuar në zonën europiane. Këtë fundjavë përballë Luftëtarit është Partizani, një transfertë e vështirë për Gjirokastritët që kanë patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur atë.

Skuadra e Gentian Mezanit, së pari, ka reaguar duke grumbulluar 6 pikë në 4 ndeshje pas ardhjes së trajnerit vlonjat, ndërkohë që në 4 javët e para nuk kish grumbulluar asnjë të tillë. Së dyti, zikaltrit duhet të tregojnë se ka ardhur momenti për të thyer tabunë e këtij fillim sezoni, ose më saktë për t’u rikthyer skuadra e dy sezoneve të shkuara kur sfidonte çdo rival. Ky nuk është një mision i thjeshtë, pasi sot tek Luftëtari nuk janë të njëjtat cilësi si më parë, edhe pse grinta mbetet e njëjtë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...