Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari ‘shënjestron’ Partizanin, klubi ka gati 7 afrime

Triumfi ndaj Kamzës ka rikthyer entuziazmin tek Luftëtari, që bëhet gati për një përballje të vështirë, pasi pret në shtëpi Partizanin. Diferencat në klasifikim për sa i përket pikëve ekzistojnë, megjithatë edicionin e kaluar Luftëtari i mori plot 4 pikë të kuqve, pikërisht në ndeshjet shtëpiake.

Në përballjen e të dielës, bluzinjtë vijnë me një mungesë të rëndësishme, pasi mesfushori Albano Aleksi do të duhet të pushojë për arsye kartonësh. Megjithatë në Gjirokastër nuk janë të fokusuar vetëm tek 90-minutëshi me Partizanin, pasi drejtuesit më të lartë të klubit po punojnë njëkohësisht edhe për merkaton.

Shpeshherë trajneri Hasan Lika ka bërë të ditur që grupi ka nevojë të përforcohet me cilësi, por edhe sasi, në mënyrë që të mos mungojnë alternativat në stol. Janë të paktën 7 futbollistë që pritet të afrohen gjatë janarit, me emra konkretë të piketuar, por që nuk bëhen publikë.

Përforcimet do të jenë në të gjitha repartet, duke nisur nga porta dhe deri në sulm. Pikërisht sulmi ka qenë ‘thembra e Akilit’, pasi bluzinjtë kanë krijuar në çdo ndeshje raste të shumta shënimi, por kanë çaluar në finalizim.

Tashmë është e ditur që Vasil Shkurtaj do të jetë afrimi i parë zyrtar, por që pritet të pasohet nga të tjerë emra. Gjithashtu me valixhet gati është sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Kristal Abazj, për të cilin klubi ka oferta nga skuadra të huaja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...