Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari konfirmon portierin grek, sytë mbeten nga merkato

Luftëtari vijon përgatitjet në Antalia, por vëmendja vazhdon të mbetet në merkato. Presidenti Tavo, i cili udhëtoi së bashku me mbrojtësin Ivan Jakovljevic drejt Turqisë pak ditë më parë është rikthyer dhe duket se ka në fokus për të bërë një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit konfirmojnë për Supersport se në parim është arritur marëveshja me portierin grek Christos Athanasopulos, ardhja e të cilit pritet më datë 20 Janar. Pikërisht atëherë është vendosur që të hidhet edhe firma në kontratë me 36-vjeçarin, duke përjashtuar këtu ndonjë surprizë të çasteve të fundit. Bluzinjtë nuk janë bindur nga forma e portierit elbasanas Amarildo Çekrezi, më të cilin kishin arritur një marëveshje. Por pas testimeve në tokën turke është arritur mirëkuptimi që palët të ndahen, duke bërë që gjirokastritët të zgjedhin pikërisht grekun Athanasopulos si alternativë të Shkëlzen Ruçit. Gjithashtu po punohet që të arrihet marrëveshja për kalimin e Alesio Hysenit nga Flamurtari te Luftëtari. Ngërçi mbetet tek mënyra e këtij transferimi, pasi në Vlorë e shohim si një lojtar me perspektivë dhe kërkojnë ta japin në huazim. Bluzinjtë në krahun tjetër dëshirojnë kartonin e mesfushorit, për të synuar më pas ndonjë goditje të tipit Bregu dhe Abazaj. Me shumë kujdes drejtuesit e Luftëtarit po shohin mundësinë për të bërë një goditje të fundit që do të forcojë akoma më shumë skuadrën. Deri më 31 janar gjithçka mbetet e hapur, me drejtuesit që do të kërkojnë t’i vendosin në dispozicion trajnerit Hasan Lika një skuadër të aftë për t’u përballur me këdo.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...