Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Luftëtari, kryeqyteti sjell fat, vëmendja te Kupa!

Besimi dhe motivimi janë arma kryesore në përgatitjen e një ndeshjeje. Sigurisht cilësia bën diferencën por në rrugën drejt suskesit nevojitet kombinimi i duhur i të gjithë komponentëve. Ky duket dhe momenti i duhur për Luftëtarin, që vjen pas një pike të marrë në një transfertë të vështirë si ajo e Niko Dovanës ndaj Teutës, dhe për më tepër nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh midis Kupës dhe kampionatit dhe ka fituar siguri në klasifikim. Ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë formacioni i Julian Ahmatajt vjen me moralin e duhur, në një transfertë që sëfundmi ka sjellë edhe komponentin e duhur, fatin.

Nëse do të shohim kalendarin që nga starti i këtij sezoni, janë 5 transferta drejt kryeqytetit pasi përveç kampionatit Luftëtari është ndeshur edhe në Kupë me Partizanin. Në 2018-ën bluzinjtë janë mposhtur në kryeqytet ndaj Tiranës 1-3 kur drejtoheshin nga slloveni Kostic në një sfidë që nuk e meritonin humbjen, ndërkohë që ndaj Partizanit janë thyer me një penallti kur skuadrën e drejtonte Gentjan Mezani. Krejt ndryshe në këtë 2019-të me Luftëtarin që ka dalë duke qeshur nga transfertat me kryeqytetaset.

Në kampionat ndaj Tiranës, Julian Ahmataj humbi tre pikëshin në sekondat e fundit pas golit të Cobbinah. Ndërkohë me Partizanin sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë u luajt në Elbasan Arena, me zikaltërit që morën një fitore të çmuar me përmbysje rezutlati. Suksesi në Kupë u pasua nga suksesi në kampionat pas më pak se një muaji, ku sërish me kthim rezultati Luftëtari merr një trepikësh me vlera. Kryeqyteti sjell fat me Luftëtarin që shkon me mëndësinë e duhur drejt gjysmëfinales së kthimit për të tentuar për herë të parë finalen e Kupës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...