Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari, kthehet ngërçi i gjysmës së parë të sezonit

Në fushë mbetet një skuadër spektakolare. Futbolli që praktikon është më zbavitësi i kampionatit, potenciali në sulm i denjë për një ekip pretendent, por problemi më i madh i Luftëtarit është finalizimi i rasteve të shumta të krijuara.Ecuria ka qenë e shkëlqyer me nëntë ndeshje pa pësuar humbje, nga të cilat pesë fitore dhe katër barazime. Praktikisht një fazë e plot e kampionatit. Megjithatë, bilanci mund dhe duhej të ishte edhe më i mirë. Të paktën në dy takimet e fundit ndaj Laçit dhe Vllaznisë, ku skuadra ka marrë vetëm dy pikë, ndërsa me rastet e pashfrytëzuara përpara portës gjirokastritët mund të kishin fituar me goleadë.

Një “deja-vu”, ashtu si ndodhi gjatë fazës së parë dhe startit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore, kur skuadra prodhonte lojë dhe krijonte raste, por ngërçi psikologjik në finalizim ndikoi në ecurinë negative të Luftëtarit. Ishte periudha kur nga skuadra u larguan trajnerët urugajanë Daniel Fernandez dhe Luis Kurbejo, ndërsa në krye të ekipit u emërua Hasan Lika.

Trajneri tiranas punoi për më tepër se një muaj që të rikthente ekuilibrat në skuadër dhe ti jepte yjeve të sulmit qetësinë e nevojshme për të shënuar dhe të ishin vendimtarë në ndeshje. Elementë që sëfundmi janë venitur disi. 180 minutat ndaj Laçit dhe Vllaznisë kanë krijuar një lloj pengu, për mundësitë e pashfrytëzuara, që në fund mund të rëndojnë shumë në bilancin e edicionit. Nga rreziku për tu përfshirë sërish në luftën për mbijetesë, te mundësia që me katër pikët e lëna gjatë rrugës mund të komplikohet ambicia e klubit për të siguruar një vend në Kupat e Europës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...