Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Luftëtari” kuqezi me zemër të madhe, 10 vite si shqiponjë për Abrashin

Ishte 14 gushti i vitit 2013 kur fanellën e kombëtares kuqezi e vishte për herë të parë Amir Abrashi. Një futbollist me shtat të shkurtër, por me një zemër të madhe në fushën e blertë.

Djaloshi i lindur në Zvicër, ishte pjesë e Grasshoppers. Njësoj si tani, ekip ku mban shiritin e kapitenit. Nga ai debutim i shoqëruar me fitoren 2-0 në miqësoren ndaj Armenisë, kanë kaluar 10 vjet.

Dhe mesfushori gjakovar numëron 50 ndeshje me ngjyrat kuqezi mbi supe dhe në zemër. 33-vjeçari vazhdon të vrapojë pafund dhe të jetë pjesë e kombëtares së shqiptarëve..

Lexo edhe: 

Në mes është Euro 2016, me Abrashin që dha kontributin e tij të madh në realizimin e ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Europian. Dhe zhvillimin e ndeshjeve pozitive në fazën e grupeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, FSHF ka kujtuar 10-vjetorin e debutimit me Shqipërinë të “luftëtarit” të palodhur dhe fjalëpakut Amir. I cili preferon të flasë më shumë në fushë përballë kundërshtarëve.

Prej vitesh është një prej lojtarëve më të dashur për tifozët. Pasi ai kthehet vetë në një tifoz të zjarrtë kur vesh fanellën e bukur kuqezi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...