Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari-Lushnja, sfidë mbijetese në Gjirokastër

Sulmi më i dobët përballë një prej mbrojtjeve më problematike të Kategorisë Superiore. Këtë të shtunë, në orën 14:00, në Gjirokastër, do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për betejën e mbijetesës mes Luftëtarit dhe Lushnjës. Dy skuadrat që mbyllin klasifikimin e këtij sezoni me nga 5 pikë do të përballen në ndeshjen e fundit të fazës së parë për të mbyllur një kapitull të vështirë. Vendasit që në fillim të sezonit konsideroheshin si një nga skuadrat me sulmuesit më produktivë, kanë shënuar vetëm 3 gola, 2 me Abazajn në Durrës e Laç dhe një me Bregun në humbjen me Kamzën në Gjirokastër. Mungesa e një qendërsulmuesi po peshon shumë në Qytetin e Gurtë, ku Luftëtari nuk ka arritur të sigurojë asnjë fitore përballë tifozëve vendas. Me emërimin e Hasan Likës në stol skuadra duket më kërkuese, por problemet në mbrojtje dhe sulm janë ende të mëdha. Luftëtari ka mbrojtjen e tretë më të dobët në Kategorinë Superiore, me 11 gola të pësuar, 4 më pak se Lushnja që, gjithsesi, ka rigjetur buzëqeshjen pas suksesit të parë sezonal vetëm një javë më parë në “Roza Haxhiu” kundër Teutës. Ndoshta me pak më shumë fat të dyja skuadrat mund të numëronin ndonjë pikë më shumë, pasi deri në këtë pikë të sezonit kanë treguar se arrijnë të luajnë futboll interesant, por jo konkret. Kjo është ndeshja ku dyshja Bregu-Abazaj kanë mundësinë për të treguar se vlejnë ende shumë, ndërsa debutuesi Hysen Dedja në stolin e “lagunarëve” pritet t’i injektojë optimizëm Lushnjës, që më në fund, pas 8 javëve të para, shikon dritë në fund të tunelit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...