Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari me moral të lartë, ndaj Tiranës për t’iu larguar fundit

Për Luftëtarin ky sezon nuk ka qenë i thjeshtë, pasi ishin mësuar të luajnë pa presionin e renditjes dhe këtë vit gjirokastritët kanë patur shpesh trysninë e rënies një kategori më poshtë.

Ndeshja me Tiranën do të jetë dhe një si një lloj finaleje për ta. Ahmataj, i mësuar me të tilla situata edhe në momentin që drejtoi Kamzën, i ka dhënë një lloj qetësie ekipit, që është pasqyruar dhe në javët e fundit.

Fakti që edhe dy rivalët e tjerë, Kamza e Kastrioti përballen me njëri-tjetrin, mund të jetë një plus më shumë për Luftëtarin, për të synuar maksimumin ndaj Tiranës, edhe pse në “Selman Stërmasi” nuk ia kanë dalë të triumfojnë edhe në ditët më të mira.

Gjithsesi te bluzinjtë e dinë mirë se kjo ndeshje mund të përcaktojë shumë për mbijetesën e tyre. Pozitiviteti që ekziston brenda grupit, falë dhe rezultateve, është një plus më shumë për gjirokastritët, në një situatë që ka ndryshuar pothuajse plotësisht humorin dhe që ndoshta mund të ndryshojë për mirë dhe renditjen, por për këtë duhet të flasë më parë fusha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...