Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luftëtari me pretendime, rritet buxheti

Luftëtari është rikthyer në Gjirokastër pas fazës përgatitore në Greqi. Bluzinjtë kanë konfirmuar se ambiciet e këtij edicioni janë të mëdha duke nisur me konfirmimin në krye të një trajneri të huaj si Daniel Fernandez. Largimet nga ekipi të yjeve të edicionit të shkuar si Reginaldo, Boyom, Bengui apo edhe Mutumane janë zëvendësuar me përforcime të tjera. Për mbrojtjen janë afruar argjentinasi Facundo Nazif, uruguaiani Bruno Toledo dhe Valdo Zeqaj që vjen nga Apolonia.

Ndërkohë peshën e sulmit pritet ta mbajnë uruguaiani Fabrizio Nunes dhe liberiani Abu Kamara. Klubi ka bërë të ditur konfirmimin e këtyre afrimeve madje ajo që bie në sy krahasuar me një vit më parë është se buxheti i pagesave në Gjirokastër është shtuar ndjeshëm. Nëse një vit më parë me rikthimin në Superiore Luftëtari kishte një ekip me buxhet jo më shumë se 300 milion lekë të vjetra, tashmë konfirmohet se vetëm pagesat shkojnë më shumë se 70 milion lekë të vjetra në muaj. Një tjetër tregues që në Gjirokastër mendojnë seriozisht këtë edicion të përmirësojnë renditjen, me shpresën që të shkojnë në kupat e Europës edicionin e ardhshëm. Tek Luftëtari janë optimistë për një tjetër sezon për tu mbajtur mend, dhe sinjalet e para do të shihen ditën e shtunë në miqësoren që do bluzinjtë do të zhvillojnë me Bylisin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...