Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari me sytë nga Bregu, Lika: Kamza rival i vështirë

Në trasfertë, përballë një rivali mjaft të vështirë dhe pa Kristal Abazajn, një prej yjeve të skuadrës. Niveli i vështirësisë për Luftëtarin në fushën e Kamzës është i konsiderueshëm dhe pranohet nga trajneri Hasan Lika. Por, drejtuesi i stolit ka një tjetër “As” nën mëngë. Dejvi Bregu do të ketë detyrën të udhëheqë skuadrën drejt rezultatit pozitiv. Jo rastësisht ylli vlonjat ka zhvilluar shumë stërvitje të diferencuar me goditje standarde, edhe në momentin kur ekipi ka zhvilluar analizë me trajnerin.

Hasan Lika

“Duke parë karakteristikat e kundërshtarit dhe duke e ditur që kemi një rival të foprt pavarësisht pozitave në klasikim. Sigurisht që është një skuadër që meriton më shumë dhe me lojën që ka zhvilluar mund të qëndronte më lart. Kemi një ndeshje të vështirë, jo për faktin se Kamza ndodhet pranë zonës së ftohtë, por për vetë lojtarët që ka në skuadër. Gjithsesi ne do të kërkojmë rezultat pozitiv”.

Përveç Abazajt të pezulluar me kartonë, një tjetër problem për Luftëtarin është mbrojtësi Xhekson, me brazilianin që është në dyshim.

Hasan Lika

“Dilema për formacionin nuk kemi. Megjithatë një futbollist nuk është në gjendjen e duhur për tu aktivizuar, pavarësisht dëshirës. prej dëmtimit qëndrimi jashtë mund të zgjasë edhe pak. Bëhet fjalë për Xhekson që është i vetmi dyshim”.

Luftëtari kërkon pikë për të ruajtur distancën nga ndjekësit në garën për një vend në Europë dhe Lika e ka të qartë si duhet të arrihet synimi.

Hasan Lika

“Ne do të luajmë si gjithmonë. Çdo lojtar apo çdo repart i ka të qarta detyrat, që të mos i lejojë kundërshtarët të jenë të rrezikshëm. ne synojmë të bëjmë lojën tonë dhe në bazë të saj të arrijmë te rezultati”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...