Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luftëtari-Milinkovic, zgjidhet në 4 Shtator

Luftëtari-Milinkovic, një histori e destinuar të vazhdojë, këtë herë në zyrat e FSHF. Klubi jugor pretendon se trajneri serb nuk respektoi kontratën e rinovuar duke hedhur firmën për Kukësin dhe pretendon 100 mijë Euro dëmshpërblim, por në krahun tjetër, Milinkovic nuk e pranon një gjë të tillë duke pretenduar nga ana e tij se nuk e ka hedhur firmën në kontratën e rinovimit. Tashmë çështja ka kaluar për një zgjidhje juridike në ambjentet e FSHF ku seanca e parë e caktuar në datën 18 Gusht dështoi. Përfaqësuesit e klubit jugor ishin të pranishëm në ambjentet e institucionit kryesor të futbollit shqiptar, por jo trajneri serb apo përfaqësuesi i tij ligjor.

Burime zyrtare nga klubi bluzi bëjnë me dije se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund. Seanca e radhës është caktuar në datën 4 Shtator dhe FSHF i ka nisur një kërkesë trajnerit për të qënë i pranishëm ai ose përfaqësuesi ligjor, në të kundërt, seanca e dytë do të zhvillohet pa praninë e tij. Është Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve që do të shqyrtoje çështjen edhe pse trajneri serb pretendon se nuk ka pasur kontratë me Luftëtarin, ndërsa klubi gjirokastrit ka paraqitur një kontratë të rinovuar në prill të këtij viti. Sipas klubit jugor, në kontratën e nënshkruar me Milinkovic në Qershorin e vitit 2016, në pikën 12 theksohet se nëse klubi kërkon të përdorë të drejtën e rinovimit automatik edhe për një sezon tjetër, duhet të njoftojë trajnerin me shkrim përpara datës 30 Prill 2017. Zyrtarisht, Luftëtari konfirmoi se klubi kërkoi të përdorte të drejtën e rinovimit automatik duke njoftuar trajnerin me shkrim në datën 25 Prill dhe sipas dokumentit të paraqitur nga Luftëtari, Milinkovic e ka firmosur rinovimin e kontratës.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...