Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luftëtari-Milinkoviç, nuk ka “pajtim”

Nuk ka paqe mes Mladen Milinkovic dhe Luftëtarit. Ka dështuar në fakt seanca e parë mes palëve në Dhomën e Zgjidhjes së Konlikteve që sic parashikon procedura konsiderohet si seanca e pajtimit ku synohet arritja e një akordi me ndërmjetësinë e përfaqësueshve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Luftëtari në seancën e parashikuar paraditen e kësaj të marte ka qenë i përfaqësuar nga zyrtari i klubit Rigels Malile ndërsa trajneri serb është paraqitur i shoqëruar nga ish/zv trajneri i skuadrës gjirokastrite, Vasil Papa , aktualisht në rolin e përkthyesit të Milinkovic te Kukësi. Gjithsesi nuk ka patur vend për akord e madje as për bisedime mes palëve pasi Mladen Milinkovic ka paraqitur në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve një shkresë nëpërmjet të cilës ka refuzuar negociatat duke i qëndruar pretendimit se ai është i lirë nga detyrimet konktraktuale me Luftëtarin. Në këtë mënyrë palët mbeten në llogore të kundërta pasi në klubin gjirokastrit i qëndrojnë pretendimit se trajneri serb ka qenë nën kontratë edhe për sezonin që pritet të nisë duke këmbëngulur në kërkesën e një dëmshpërblimi prej 100 mijë eurosh sic edhe te Luftëtari pretendojnë se parashikohet në kontratën e firmosur me trajnerin serb. Me konfliktin që mbetet i hapur tanimë procedura parashikon se Luftëtari i duhet të bëjë sërish një kërkesë për gjyq në dhomën e zgjidhjes së Konflikteve e cila do të përcaktojë dhe seancën e radhës e cila ndryshe nga e para do të jetë në formatin e një seancë gjyqësore ku organit në fjalë i duhet të vendosë përfundimisht mbi cështjen e Milinkovic me Luftëtarin.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...