Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Luftëtari ndaj Partizanit, tjetër skuadër nga hera e fundit!

Në fillim të këtij sezoni kishin ambicie të mëdha, për të përmirësuar ecurinë fantastike të edicionit të mëparshëm por gjërat nuk nisën si duhet për Luftëtarin. Largimet e Dejvi Bregut dhe Kristal Abazajt nuk u zëvendësuan si duhet dhe dështimi në Europë u shoqërua me humbjet e njëpasnjëshme në kampionat. Lëvizjet në stafin teknik ishin të detyrueshme dhe sollën shkundje në skuadër që diti të ringrihej në kampionat. Megjithatë situata kaotike ka shoqëruar bluzinjtë, që pavarësisht gjithçkaje tashmë janë në çerekfinale të Kupës për të luajtur ndaj Partizanit.

Po tani çdo të ndodhë? Do të synojë Luftëtari një surprizë për të shkuar deri në fund dhe siguruar biletën në Europë? Situata nuk është se ka ndryshuar shumë, madje Luftëtari që ndali Partizanin në kampionat në muajin dhjetor duket një skuadër tjetër me këtë aktuale. Shumë lojtarë të larguar, trajnerët e ndryshuar pavarësisht se filozofia mbetet e njëjtë. Të njëjtat janë edhe problemet, që gjithsesi nuk kanë ndikuar asnjëherë kur bluzinjtë janë përballur me Partizanin, dhe me pak fat kjo skuadër mund të shkojë deri në fund në Kupë. Diferencat në fushë zerohen duke parë që kalendari ngjeshet dhe skuadrat kanë prioritet edhe kampionatin me objektivat që nuk janë vendosur ende. Përvec tabusë çerekfinale, Luftëtari duhet të thyejë edhe tabunë e Elbasan Arenas ku u mund në sfidën e fundit të luajtur në kampionat me Kukësin si dhe njeh dështimin në Europë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...