Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari në Laç pa Liçajn, dyshime për krahun e djathtë

Luftëtari bëhet gati për ndeshjene radhës Laçin, që është shumë e rëndësishme për kampionatin. Pas dy humbjeve në Kupë në harkun e dy javëve, gjirokastritëve do t’u duhet që në harkun e 4 ditëve të matin forcat sërish me bardhezinjtë, në një transfertë të cilën e kanë bërë për vete në fazën e parë. Humbja në shtëpi në mesjavë sigurisht që dha disa sinjale për trajnerin Hasan Lika, i cili vendosi t’i japë mundësi aktivizimi futbollistëve që kanë patur më pak hapësira.

Në transfertën e Laçit, trajneri kryeqytetas nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë, Lejdi Liçaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fituar ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Pikërisht për të hequr dyshimet se kë duhet të aktivizojë në fundjavë, Lika provoi Bruno Toledon për sfidën e Kupës, por duket se nuk është bindur nga forma e uruguajanit. Për këtë arsye, rriten kuotat e aktivizimit në krahun e djathtë të Oltion Rrapës, që rikthehet nga dëmtimi.

Në kampionat gjirokastritët kanë një ecuri fantastike, pasi nuk njohin humbje në 7 sfidat e fundit, ku kanë marë 5 fitore dhe dy barazime. Dështimi i fundit ka ardhur pikëkrisht në transfertë, në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, aty ku kanë zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të kampionatit. Një ecuri e tillë prej 7 ndeshjesh pa humbje luftëtari e ka regjistruar për herë të fundit 2000-2001, ku shënonte 3 fitore dhe 4 barazime. Ndërkohë për rekord është edhe ecuria në transfertë, pasi në 4 të fundit janë 3 fitore dhe një barazim, ai i arritur në “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjës më 4 shkurt, duke barazuar rekordin e vendosur po në të njëjtin sezon 2000-2001, ku në 4 transferta radhazi bluzinjtë mernin 3 barazime dhe një fitore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...