Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Luftëtari në superformë, vjen fitorja e 3-të, mposht edhe rumunët

3 ndeshje, 3 fitore për Luftëtarin në tokën sllovene. Bluzinjtë regjistruan një tjetër sukses në fazën përgatitore që po zhvillojnë në Slloveni teksa pasditen e sotme mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrës e elitës së futbollit rumun F.C Voluntari. Një fitore e merituar për Luftëtarin që dominoi në lojë kundërshtarin dhe pas sukseseve 3-1 ndaj maqedonasve të Rabotnickit dhe 2-1 ndaj vendasve të Aluminuj, bluzinjtë morën një fitore pa pësuar gol duke konfirmuar se janë përmirësuar ndjeshëm edhe në mbrojtje. Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Mario Gurma në minutën e 77-të të sfidës. Sulmuesi 36-vjeçar, ka vetëm dy ditë që stërvitet me skuadrën, dhe është zgjedhur si një alternativë e Shkurtajt në qendër të sulmit.Suksesi ndaj skuadrës që e mbylli në vendin e 12-të sezonin e fundit të kampionatin rumun, është një tregues i qartë se trajneri slloven Milos Kostic po bën një punë të shkëlqyer dhe ka ndërtuar një grup solid ndërkohë që Luftëtari është gati për duelin e turit të parë kualifikues të Europa League ndaj letonezëve të Ventspils me bluzinjtë që sfidën e parë do ta luajnë në datën 12 korrik në transfertë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...