Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari prek Europën, gafa e Gjonikajt nderon bluzinjtë

Ky Luftëtar është për Europë. Skuadra e Hasan Likës vijon ecurinë e shkëlqyer në kampionat. Edhe pse me shumë fat, pasi goli erdhë si pasojë e një gafe të rëndë të portierit të Kamzës, Gjonikaj, Luftëtari mposhti 1-0 në Gjirokastër skuadrën nga periferia e kryeqytetit duke parakaluar pikërisht Kamzën por edhe Laçin e Partizanin në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t, pozicion ky mbylli sezonin e kaluar dhe që në rast se Kupën e Shqipërisë e fiton një nga 3 skuadrat e vendeve të para të kualifikon në paraeliminatoret e Europa League. Shkon në 10 numri i ndeshjeve pa humbje për Luftëtarin në kampionat me bluzinjtë që në këto 10 takime kanë regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Edhe pse pa qëndërsulmuesin Vasil Shkurtajn në duelin ndaj Kamzës bluzinjtë e gjetën njeriun gol te qëndërmbrojtësi Donald Rapo, që në minutën e 69-të me një goditje pa shumë pretendime nga distance përfitoi nga gafa e portierit të miqëve Gjonikaj për t’u dhënë epërsinë të tijëve. Luftëtari që në minutën e 17-të kishte goditur edhe traversën me Ramadanin, ndërsa pas golit shpërdoroi shumë raste sidomos me Bregun dhe Abazajn por e rëndësishme është që në fund bluzinjtë morën tre pikë me peshë në garën për një vend në Kupat e Europës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...