Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari pret edhe dy goditje, Malile: Ta nisim me tre pikë

Pa dy yjet më të mëdhenj të sezonit të kaluar, Abazaj dhe Bregu, por me boshtin e skuadrës që nuk ka ndryshuar. Luftëtari do të nisë kampionatin e ri për të konfirmuar gjithçka të mirë ka bërë në Kategorinë Superiore gjatë dy edicioneve të fundit. Zëdhënësi për shtyp i klubit, Rigels Malile premton edhe surpriza për tifozët, me ekipin që do të vazhdojë të përforcohet.

Rigels Malile

“Merkato mbyllet më datën 31 gusht. e kemi formatuar skuadrën. Mund të ketë ndonjë ndryshim surprizë.Prurjet e reja janë përshtatur mirë me ekipin që e ka ruajtur boshtin. Luftëtari do të konfirmojë atë që ka bërë në dy sezonet e kaluara”.

Gjirokastritët janë pranë mbylljes së akordit me dy lojtarë, njëri prej të cilëve do të rrisë konkurrencën në sulm për Vasil Shkurtajn, që mbetet gjithsesi pika e referimit për skuadrën.

Rigels Malile

“Në merkato nuk kemi pse ta fshehim që do të sjellim një tjetër sulmues, opër t’ia bashkuar Shkurtajt, por ndoshta edhe një lojtar tjetër. Do të kemi një Luftëtar konkurrues”.

Këtë të shtunë, Luftëtari luan në shtëpi ndaj Kastriotit. Një ndeshje për të hedhur pas shpine zhgënjimin në Europa league.

Rigels Malile

“Aventura jonë e parë në Europë nuk ishte ajo që prisnim. Ndoshta e kushtëzuar nga mungesa e eksperiencës. Kampionati është i gjatë, me sa duket po na bëhet traditë që e nisim sezonin keq, ashtu si edhe vitin e kaluar. Shpresoj ta kemi hedhur pas krahëve nisjen e keqe, dhe ta nisim me këmbën e mbarë të shtunën ndaj Kastriotit”.

Gjirokastritët nuk do të kenë në dispozicion një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, fantazistin Eduard Rroca, megjithatë objekivi mbetet që kapionati të nisë me fitore.

Rigels Malile

“Rroca do të mungojë në fundjavë, sepse nuk duam ta rrezikojmë.Kastrioti meriton respekt. Detyra e shtëpisë për Luftëtarin mbetet ta nisë me tre pikë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...