Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari pret Kukësin, në Gjirokastër spektakli i garantuar

Një skuadër që vjen pas 5 ndeshjesh ku ka grumbulluar 4 fitore dhe një barazim kërkon të blindojë vendin e dytë, përballë një skuadre që sapo ka ndërperë një seri pozitive prej 11 takimesh dhe ka shansin për të arritur një kualifikim historik në Europë. Luftëtari – Kukësi është një ndër sfidat më interesante të javës së 25-të të Kategorisë Superiore, dhe jo vetëm për renditjen apo objektivat.

Përballen dy prej skuadrave që dhurojnë futboll të bukur, një Kukës që shënon me bollëk dhe ka gjetur rimishërimin e Pero Pejicit te Sindrit Guri, autor i 6 golave në 5 ndeshjet e fundit, natyrisht edhe me ndihmën e futbollit sulmues që aplikon skuadra e Pakult, përballë një Luftëtari që loja e bukur nuk i ka munguar thuajse kurrë, por vjen pas një paraqitjeje pa ngjyrë ndaj Partizanit dhe mbetet për të parë nëse do të ketë forcën e reagimit për tu rikthyer në korsinë e suksesit.

Ish-it të madh të sfidës, Hasan Lika, ish-trajner dhe drejtor sportiv i Kukësit me merita të padiskutueshme në ngritjen e klubit verilindor në nivelet më të larta, i mungon Vasil Shkurtaj, sulmuesi kryesor i skuadrës, mangësi që thërret në apel asat e krahëve, Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun.

I pari nuk shënon që nga ndeshja e parë e këtij viti, fitorja ndaj Skënderbeut, vlonjati ende nuk e ka tundur rrjetën në këtë 2018, raste të pabesueshme të shpërdoruara, mungesë qetësie para portës apo thjesht fat i keq, të gjitha duhet të mbarojnë, për të mos kompromentuar një ecuri të mrekullueshme të Luftëtarit. Mbrojtja e Kukësit ka qenë problematike në ndeshjet e fundit, plot 5 gola të pësuar në 3 ndeshjet e fundit, por më në fund Pakult mund të buzëqeshë, pas një periudhe mungesash ka gati të gjithë titullarët, me rikthimet e Shametit dhe Allës, që pritet të kenë jo pak punë, përballë kualiteteve të Luftëtarit.

Misioni dhe presioni janë për ata, lojtarët në fushë dhe duele vërtet interesante, spektakli, për të gjithë ata që duan të shijojnë një ndeshje futbolli nga ato që premtojnë shkëndija.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...