Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari prezanton Likën: T’i largohemi fundit!

Hasan Lika u prezantua këtë të mërkurë si trajneri i ri i Luftëtarit, pas largimit të uruguajanit Curbelo. Presidenti Grigor Tavo u shpreh i sigurt se me një trajner me përvojë si Lika skuadra do të ketë vazhdimësi në rezultate dhe do të largohet nga zona e ftohtë.

Vetë 57-vjecari theksoi se objektivi primar është të kalohet kjo situatë e vështirë, ku ndodhet ekipi, sigurisht duke u bazuar edhe në ato aspekte pozitive që ka trashëguar që nga sezoni i kaluar.

“Koha për të përgatitur ndeshjen me Kukësin është e shkurtër, por ne do të mundohemi që të shfaqim anët tona pozitive. Synimi ynë është t’i largohemi sa më parë fundit, pastaj mund të flasim për objektiva më të rëndësishëm.”

Takimi i parë i Likës në krye të Luftëtarit do të jetë sfida me Kukësin, ish-skuadrën e tij, që tashmë drejtohet nga Mladen Milinkovic, gjithashtu një ish në këtë përballje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...