Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari, shumë talent dhe pak bashkëpunim

8 pikë pas 9 javëve të para janë një tregues i qartë i vështirësive që Luftëtari ka hasur në fazën e parë të Kategorisë Superiore. Skuadra që sezonin e kaluar rezultoi surpriza më e madhe, gjatë 2 muajve të parë të sezonit ka treguar limitet dhe jo më kot klubi largoi uruguajanin Curbello, i cili mbi të gjitha, nuk arriti të nxirrte në pah aftësitë teknike të sulmit bluzi, një nga më cilësorët në kampionat.

Fitorja me Lushnjën, e para për trajnerin Hasan Lika në stolin e gjirokastritëve, nxorri në pah disa diferenca interesante me Luftëtarin para erës së tij. Trajneri Lika ka ngjashmëri në organizim me serbin Milinkoviç dhe këtë e pranoi Behar Ramadani në intervistën pas ndeshjes.

Eksperienca e gjatë dhe nuhatja që ka në futbollin shqiptar e shtynë Likën të pranonte projektin e klubit jugor dhe këtë ai e pranoi edhe vetë në momentin që mori detyrën, duke theksuar se brumi në Gjirokastër është, por mënyra se si po gatuhej nuk ishte e duhura. Dhe ja ku jemi. Tre ndeshje në stol me vetëm një fitore, por shumë ndryshime në sjelljen e skuadrës.

Luftëtari u rikthye sulmues që në ndeshjen e parë të Likës në stol kundër Kukësit, ku regjistroi një humbje thuajse aksidentale, pas atij bilbili që erdhi nga shkallët e stadiumit. Momente pozitive Luftëtari regjistroi edhe në Korçë, ku sulmoi me kokën lart, por nuk u tregua cinik. Është pikërisht kjo pika ku po punon më shumë Lika, i cili i njeh shumë mirë aftësitë teknike të sulmuesve të tij dhe kërkon më shumë bashkëpunim nga ata, për të prodhuar edhe rezultatet që në Gjirokastër i presin të gjithë.

Në ndeshjen e fundit ai propozoi një formacion superofensiv me 4 sulmues, 3-shen Abazaj-Bregu-Roca dhe Lamçen në majën e sulmit, si një zgjedhje të detyruar për shkak të mungesës së një lojtari pykë. Deri diku kjo zgjedhje i dha të drejtë, por aspekti që ai tashmë mendon të përmirësojë është bashkëpunimi mes 4 lojtarëve të këtij reparti. Lika kërkon më shumë altruizëm dhe për të shkuar drejt kësaj rruge, duhet të punojë javë pas jave. Nëse arrin të bashkojë repartin për një qëllim të vetëm, atëherë Luftëtari mund të rikthehet me prepotencë mes kandidatëve për një vend në Europë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...