Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari – Teuta, përlasje direkte për të larguar krizën

Kategoria Superiore rikthehet në ekranin e Superpsort pas ndërprerjes së shkurtër të kampionatit, me ndeshjen hapëse të javës së 10-të, Luftërari – Teuta, që do të nisë në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 3. Një sfidë delikate për të dyja skuadrat, që kanë grumbulluar të njëjtën kuptë pikësh në 9 javët e para, 8, dhe synojnë t’i largohen sa më shpejt zonës së ftohtë. Luftëtari vjen në këtë përballje me moral të lartë pas fitores 2-0 me Lushnjën, ndërsa Teuta humbi 2 pikë në shtëpi me Lacin, duke mos qenë e aftë të ruante avntazhin që e arriti me Dedic. Duke iu referuar siuatës aktuale, mund të konsiderohet edhe një sfidë e drejtpërdrejtë për mbijetesë, edhe pse është herët të folur për objektivat përfundimtarë. Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, e pret si një ish Teutën, pasi në të kaluarën e ka drejtuar në periudha të ndryshme ekipin durrsak. Lika do t’i ketë të gjithtë futbollistët në dispozicion, teksa në vijën e parë të sulmit pritet t’i besojë Lamces, i cili do të jetë i mbështetur nga Abazaj, Bregu dhe Rroca. Në krahun tjetër Gugash Magani ka vetëm një mungesë, të pezulluarin Hila, në vend të të cilit pritet të aktivizohet Cmajcanin.

 

E mërkurë

Luftëtari – Teuta          (14:00)

E enjte

Laçi – Partizani                       (14:00)

Kamza – Kukësi                      (14:00)

Flamurtari – Skënderbeu      (17:00)

22 nëntor

Vllaznia – Lushnja                  (14:00)

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...