Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari, tjetër premio për fitoren ndaj Partizanit

Luftëtari kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë për të bërë një tjetër hap përpara në klasifikim, pavarësisht se do të ketë përpara një transfertë të vështirë, atë ndaj Partizanit. Gjirokastritët ishin skuadra që shkundën nga themelet Partizanin me atë fitore 5-0 të fazës së dytë, një sukses që u pasua nga një ecuri e jashtëzakonshme në kampionat.

Bluzinjtë nuk humbasin që nga 26 nëntori në Loro Boriçi ndaj vllaznisë, duke regjistruar nga ajo sfidë 7 fitore dhe 4 barazime, ecuria më e mirë në këto momente në kampionatin shqiptar. Megjithatë Hasan Lika do të përballet me ish skuadrën e tij me një mungesë të rëndësishme, pasi Vasil Shkurtaj pritet të mungojë edhe këtë javë. Autori i 4 golave në kampionat nuk ia ka dalë mbanë dhe vendin e tij pritet ta zërë Eri Lamcja i cili do të mbështetet nga treshja ABRR.

Të gatshëm për trajnerin kryeqytetas janë edhe braziliani Jackson e Donald Rapo të cilët dolën të dëmtuar në sfidën e Kamzës. Të dy lojtarët kanë lënë pas problemet dhe i janë bashkuar grupit në seancat e fundit stërvitore, me ekipin që përvec humorit të mirë kanë mbushur edhe xhepat pasi dy fitoret e fundit janë shpërblyer me premio. Burime pranë klubit të Luftëtarit bëjnë me dije që edhe fitorja ndaj Partizanit në Selman Stërmasi do të shoqërohet me premio financiare.

Historia e përballjeve ndërmjet tyre në kryeqytet nuk flet në favor të gjirokastritëve në elitë, edhe pse regjistrojnë një fitore në kategorinë e parë më 23 dhjetor të 2010-ës. Pavarësisht kësaj ecurie në përballjet direkte tek Luftëtari i besojnë ecurisë aktuale për të vijuar më tej rrugëtimin në objektivin që mbetet zona europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...