Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari u eliminua me goleadë nga Tirana, paralajmërohen masa ndëshkimore

Në Gjirokastër nuk e kanë kapërdirë eliminimin nga Tirana në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, më shumë e eliminimi ka shqetësuar mënyra se luajtën bluzinjtë në “Selman Stërmasi”, ku u mposhtë me goleadë, 5-3. Drejtuesit e klubit gjirokastrit gjatë ditës së sotme janë publikuar një deklaratë, me të së cilës paralajmërojnë masa ndaj futbollistve.

“Klubi i Futbollit Luftëtari është mjaft i shqetësuar lidhur me eliminimin e skuadrës nga Kupa e Shqipërisë dhe për më tepër me një rezultat që nuk i shkon përshtat ekipit tonë. Stafi drejtues është duke marre masat e nevojshme që paraqitje të tilla të mos kenë më vend te ne. Luftëtari do të bëjë një analizë të thellë për këtë humbje me këto shifra.

Rezultatet e analizës dhe masat, që do të merren, do të bëhen publike në ditët në vijim. Luftëtari ishte në prag të historisë, pasi për ne finalja e Kupës së Shqipërisë do të ishte e para dhe për më tepër që Kupa ishte objektiv i klubit, si rruga e vetme që do ta çonte Luftëtarin sërish në Kupat e Europës.

Mbetemi të vendosur që të sigurojmë matematikisht mbijetesën dhe më pas të analizojmë një sezon ku sigurisht meritonim më tepër. Luftëtari shumë shpejt do të jetë aty ku të gjithë e duam”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...