Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari-Vllaznia, gjirokastritët synojnë Europën, shkodranët fitore për Gjokën

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Vllazninë që të luajë një ndeshje futbolli pa u mbushur 3 ditë nga një agresion barbar në kufijtë e të pabesueshmes ndaj trajnerit Ernest Gjoka, por futbolli duhet të flasë, me gjuhën e tij, atë të fushës edhe si një sinjal ndaj fenomenit, për të treguar se triumfon loja. Në të dyja kampet bëjnë llogaritë e pikëve, është një ndeshje vendimtare pasi një fitore e Luftëtarit distancon konsiderueshëm gjirokastritët nga zona e mbijetesës duke i lejuar të mendojnë për Europën, ndërsa për Vllazninë pas dy fitoresh do të ishte një injeksion i rëndësishëm qetësie për tu shprehur më mirë në vazhdim. Në termat e futbollit pritet një përballje interesante, ndeshjet e Luftëtarit falë kualiteteve janë thuajse gjithmonë më të bukurat për të ndjekur, ndërsa Vllaznia shprehet me një lojë të hapur, megjithatë mbetet për tu parë nëse strategjia e Gjokës, do të jetë ajo pikërisht për tu përqëndruar te bllokimi i lojës së talenteve të Luftëtarit për të përfituar me kundërsulmin. Skuadra e Hasan Likës që e nisi 2018 me një fitore të bujshme ndaj Skënderbeut, në takimin e fundit shpërdoroi një avantazh prej dy golash ndaj Laçit, dhe kërkon rikthimin te fitorja. Trajneri nuk do të ketë lojtarë të rëndësishëm si Roca, Aleksi dhe Jakovlevic, Dejvi Bregu nuk ka shënuar ende golin e parë për këtë vit, ndërsa Abazaj nuk gjen rrjetën që nga takimi i fundjanarit me Skënderbeun, por të dy mbeten rrezik maksimal ndërkohë që Shkurtaj ka shpërthyer me gola duke shënuar 3 të tillë në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Detyrë e vështirë për t’i mbuluar dhe njëkohësisht një provë force për mbrojtjen e Vllaznisë të formuar kryesisht nga blerjet e janarit, ku Berisha dhe Malota funksionojnë në qendër, e po ashtu edhe Mersini dhuroi një provë të mirë ndaj Teutës në markimin e Cyrbja-s. Për Vllazninë gjithsesi, pas një ngjarjeje shokuese është më tepër çështje motivimi, skuadrës i duhet të japë maksimumin, edhe për Gjokën.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...