Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Luftoi një vit me kancerin, grumbullohet nga Solskjaer për ndeshjen me Astanan

Të fitosh luftën kundër kancerit dhe të debutosh me fanellën e Manchester United në Old Trafford. Max Taylor, mbrojtësi 19-vjeçar i “Djajve të Kuq”, për momentin e ka fituar sfidën më të rëndësishme të jetës së tij, atë kundër tumorit. Një vit më parë, lojtari i lindur në vitin 2000, u nënshtrua trajtimit me kimioterapi, për të luftuar kancerin në një nga testikujt.

Në muajin shtator, Taylor iu kthye stërvitjes me formacionin U-23 të Manchester United dhe për herë të parë zbriti në fushë më 21 tetor kundër Swansea-t, sfidë që u mbyll në barazim.

Këtë të enjte për mbrojtësin e ri erdhi një tjetër lajm i madh. Ole Gunnar Solskjaer e përfshiu emrin e tij në listën e të grumbulluarve për transfertën e Europa League-s kundër Astanas.

“Po jetoj një ëndërr, jam i lutur. Solskjaer ka thirrur shumë të rinj për këtë ndeshje. Shpresoj që disa prej nesh të debutojnë në skuadrën e parë. Një vit më parë nisa kimioterapinë dhe në atë periudhë aq që e mendoja se do të më vinte një mundësi e tillë, – komentoi mbrojtësi i ri i Manchester United.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...