Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

“Luftuam si trimat e Kombit”, Klodian Duro e mbyll me Gjilanin

Aventura e Klodian Duros te Gjilani zgjati shumë pak. Ish-mesfushori i njohur i kombëtares shqiptare, firmosi me klubin dardan gjatë muajit qershor. Duke zëvendësuar Zekirija Ramadanin në stolin e “Skifterave”.

45-vjeçari drejtoi Gjilanin në dy duelet e raundit të parë në Conference League kundër Niedercorn (Luksemburg). Kualifikimi nuk u arrit, teksa erdhi largimi i presidentit Florim Zuka.

Situata në klub nuk është më e mira, e ardhmja e Gjilanit është në “udhëkryq”, ndërkohë që është larguar edhe Duro. I cili thekson se ishte shumë e bukur për aq sa zgjati aventura e dytë në Kosovë.

Lexo edhe:

Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po kështu po ndahemi. Në luftë shkohet me trima dhe trimat e mi luftuan si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta, ku ishim të pabarabartë në numër.

Në të parën 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam. Luftuam si heronj të vërtetë, ashtu siç i ka hije trimave të Kombit.

Pritëm deri në fund të gjithë bashkë për të luftuar përsëri në betejat që kishim para, por ishte e pamundur. Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponja. Faleminderit djem”, shkruan Duro.

Kjo ishte eksperienca e dytë në futbollin dardan pas asaj me Feronikelin për trajnerin nga Elbasani, i cili më parë ka drejtuar edhe skuadra si Kukësi, Kamza, Luftëtari dhe Lushnja.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...