Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luhej për rikthimin në La Liga pas 15 vitesh, tifozët e Cadiz nuk duan t’ia dinë për koronavirusin!

Në Spanjë nuk duan t’ia dinë për koronavirusin kur bëhet fjalë për futboll dhe sidomos për ngjitjen e skuadrës së tyre në Primera Division pas plot 15 vitesh. Tifozët e Cadizit kanë shkelur rregullat e distancimit social duke u mbledhur të shumtë në numër dhe pa asnjë lloj distance sigurie në numër në rrugët para stadiumit.Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por skuadra e trajnerit Alvaro Cervera nuk e arriti dot diçka të tillë. Madje vendasit ditën e djeshme kishin dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të shumtë në numër para stadiumit ‘’Ramon de Carranza’’.

Ata ishin mbledhur për të festuar rikthimin në La Liga, por festa u shty për në ndeshjen e radhës. Përpos takimit, ajo çka u vë në qenër të vëmendjes nga mediat spanjolle ishte mosrespektimi i distancimit social nga tifozët vendas. Në rajonin e Cadizit janë 46 raste aktive me Covid-19 dhe grumbullimet masive si ato të djeshmet rrezikojnë përhapjen e virusit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...