Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhen 3 takimet e radhës, kryesuesit udhëtojnë në Vlorë

Pas sfidës së parë të fazës së dytë, asaj mes Luftëtarit dhe Teutës, fituar 2-3 nga durrsakët, mes polemikash të shumta, Superliga shqiptare do të vijojë sot me 3 takimet e tjera.

Kështu kampionët në fuqi, Kukësi do të përballet me Kamzën, në një sfidë ku gabimet janë të ndaluara. Skuadra e Milinkoviç po paraqitet mirë, por ecuria e shkëlqyer e Skënderbeut, ka bërë që veri-lindorët të jenë plot 7 pikë larg kreut. Nga ana tjetër, Kamza rezultoi befasia më e këndshme e fazës së parë, pasi arriti të grumbullojë 15 pikë dhe ishte skuadra e vetme që ndali korçarët kryesues.

Partizani do të udhëtojë në Laç, por tani në krye nuk është më Iuliano. Sulejman Starvoa ka rimarrë pankinën e ‘të kuqve’ dhe do të kërkojë ta nisë mbarë këtë aventurë të radhës, duke marrë 3 pikët në Laç. Nga ana tjetër, skuadra e Mezanit është një ekip fushe, që në shtëpi arrin të vërë në vështirësi çdo kundërshtar.

Skënderbeu kryesues do të udhëtojë në Vlorë, ku do të përballet me një Flamurtar, më të mirin e viteve të fundit. Skuadra e Duros ka marrë një sërë rezultatesh të mira, teksa ka humbur vetëm një takim në fazën e parë, pikërisht ndaj korçarëve, në javën e parë. Nga ana tjetër, trajneri Daja udhëton në Vlorë me disa mungesa të rëndësishme, veçanërisht ato të Lilajt dhe Nimagës në mesin e fushës, por do të kërkojë të ruajë ecurinë e mirë edhe në këtë transfertë.

Takimi tjetër i javës së parë të fazës së dytë, ai mes Vllaznisë dhe Lushnjës, u shty për shkak të pamundësisë për t’u luajtur në ‘Loro Boriçi’.

Kamza – Kukësi 14:00 Supersport 3
Laçi – Partizani 14:00 Supersport 4
Flamurtari – Skënderbeu 17:00 Supersport 3

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...