Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhen 7 javët e fundit, por ka garë në të 2 frontet

Mbeten edhe 8 javë dhe tani ndeshjet nisin të numërohen nga fundi, pasi çdo 90 minutësh mund të rezultojë fitimtar për fatet e sezonit. Është një kampionat që ndryshe nga ata të viteve të fundit, nuk shijon më rivalitetin e titullit, e ka vrarë Skënderbeu, që mund ta humbasë vetëm me një harakiri të vështirë për tu përmendur qoftë edhe me shaka, luftohet për Europën dhe mbijetesën, ku ka ngritur flamurin e bardhë tanimë Lushnja por gara mbetet e fortë mes 3 skuadrave, Teutës, Vllaznisë dhe Kamzës që pas një gjysmë sezoni të shkëlqyer është futur papritur në valle falë pikiatës në muajt e fundit. E kotë të fshihesh, me dënimin e Skënderbeut vendi i dytë këtë vit merr më tepër vlerë dhe ua bën me sy të gjithëve, mund të thotë shumë në këtë drejtim sfida direkte e kësaj fundjave mes Kukësit dhe Partizanit, por kur në lojë mbeten edhe 7 javë të tjera nuk është korrekte dhe as logjike të etiketohet si një finale. Në luftë të plotë për një vend në kompeticionet europiane edhe Laçi e Luftëtari. Europa në fakt është një rebus me shumë të panjohura, edhe për vetë faktin se skema me 10 skuadra po vërteton çdo sezon e më shumë se nuk ka një mes të artë, që mund të garantojë qetësinë. Shembulli më konkret, Flamurtari i vendit të gjashtë, është 7 pikë larg mbijetesës dhe 8 pikë poshtë zonës europiane, dhe me distancën e barazvlefshme vetëm rezultatet e javëve të mbetura mund të thonë se nga cili krah do të anojë. Vërtet që nuk ka luftë për titullin, por ky mbetet një kampionat i rivalizuar deri në fund.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...