Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Luhen çerekfinalet e Kupës, Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi premtojnë shkëndija!

Kategoria Superiore i ka lënë vendin Kupës së Shqipërisë këtë mesjavë që vjen me disa duele interesante. Luhen sfidat çerekfinale këtë dhe intriguese i bën fakti që edhe kjo fazë zhvillohet me ndeshje teke. Dy prej 4 sfidave të sotme janë vërtetë të nxehta dhe nuk kanë skuadra favorite. Në orën 13:00 në Laç, kurbinasit e Shpëtim Duros të cilët në fundjavë morën për herë të parë në këtë sezon kreun e Kategorisë Superiore, do të presin Partizanin. Si Laçi edhe Partizani janë në garë për titullin në këtë sezon, por asnjëra nuk e nënvlerëson as Kupën e cila ka rëndësinë e saj. Dy trajnerët Duro dhe Daja do të bëjnë disa ndryshime në formacione duke u dhënë mundësi aktivizimi edhe disa prej futbollistëve që janë aktivizuar më pak në këtë sezon por gjithsesi pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar që pritet t’i përmbushë të gjitha pritshmëritë.

Laçi ka paguar gjobën prej 5 miljonë lekësh të vjetra për të shlyer gjysmën e dënimit dhe sot do të ketë në fushë kryegolashënuesin e sezonit të kaluar në Superiore, Kyrian Nwabueze. Në orën 16:00 në Niko Dovana Teuta pret Kukësin me verilindorët që shohin te Kupa e Shqipërisë mundësinë e vetme për të kapur Europën, por edhe durrsakët edhe pse kanë objektiv kryesor kampionatin do të kërkojnë të mbrojnë trofeun edhe në Kupën e Shqipërisë. Po në orën 16:00 Vllaznia do të kërkojë t’i japë një goditje krizës me një fitore ndaj Korabit që do ta kualifikonte në gjysmëfinalet e Kupës ndërsa një takim me shumë të panjohura konsiderohet ai mes Dinamos dhe Skënderbeut që do të luhet në orën 13:00. Të 4-ta ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...