Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Luhen në “Kukës Arena”, Kombëtarja U-15 fikson dy miqësore me Kosovën U-15 në qershor

Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën U-15 në muajin qershor. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kosovës që këto dy miqësore të luhen në stadiumin e ri “Kukës Arena” më datat 16 dhe 18 qershor.

Ndeshja e parë do të nisë në ora 17:30, njësoj si edhe sfida e dytë që do të startojë në të njëjtin orar. Këto dy teste janë mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Damo dhe stafin teknik të U-15-s të provojnë në ndeshje të vërtetë lojtarët më të spikatur të kësaj grup-moshe. Stafi i Kombëtares U-15 ka zhvilluar seleksionime të shumta gjatë muajve të fundit, duke provuar lojtarë të shumtë dhe duke u dhënë të gjithë shansin për të treguar vlerat e tyre me ngjyrat kuqezi.

Në muajin maj Kombëtarja U-15 mori pjesë edhe në një turne ndërkombëtar në Bosnjë, ku ekipi kuqezi mati forcat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Në fakt, muaji qershor do të shohë të zbresin në fushë një pjesë e madhe e ekipeve kombëtare shqiptare të angazhuar në turne zyrtarë dhe në ndeshjes miqësore. Bëhet fjalë për Kombëtaren A, U-21, U-19, U-17 dhe tashmë edhe Kombëtarja U-15.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...