Kupa e Italise

Luhet akti i dytë i Napoli-Inter, kush do të sfidojë Juven në finale?

Përgatiti: Alked Gjebrea

Napoli dhe Interi do të përballen në Stadiumin San Paolo për të përcaktuar edhe ekipin e dytë finalist të edicionit të 73 të Kupës së Italisë, finale që ishte programuar fillimisht për t’u luajtur në kryeqytet më 13 maj, ndërsa pas shtyrjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit takimi përmbyllës i këtij edicioni është përcaktuar që të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, pra më datë 17 qershor. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gennaro Gattuso nis aktin e dytë të kësaj gjysmëfinaleje tepër i favorizuar, duke marrë në konsideratë rezultatin e ndeshjes së vajtjes, që u mbajt në Milano më datë 12 shkurt. Në San Siro përpara 59.600 spektatorëve diferencën e bëri pikërisht goli i vetëm i ndeshjes i shënuar nga mesfushori spanjoll Fabian Ruiz në 57’, kështuqë në duelin e kthimit ekipi vendas ka luksin për të luajtur për dy rezultate.

Përpara sfidës së parë, që u luajt katër muaj më herët ekipi nga Campania kishte dështuar për t’i shënuar qoftë edhe gol Interit, në dy vizitat e fundit në San Siro, megjithatë në ndeshjen e vajtjes ekipi napolitan tregoi goxha personalitet dhe iu kundërpërgjigj më së miri lojës së Interit, duke i limituar madje zikaltërit në thjesht dy raste gjithsej. Shumë gjëra janë të paqarta dhe në një situatë të tillë të pazakontë natyrisht pritet të influencojë ndjeshëm pikërisht forma fizike me të cilën do të paraqiten futbollistët e këtyre dy skuadrave, për më tepër ndeshja do të luhet pa praninë e spektatorëve. Përshkallëzimi i situatës së virusit COVID-19 në Itali la pasoja te të gjithë klubet dhe skuadrat do të rikthehen në fushë pas një periudhe të gjatë prej më shumë se tre muajsh pa ndeshje. Disfata në “derbin e Italisë” duket sikur e nxorri ekipin e drejtuar nga trajneri Antonio Conte jashtë rivalitetit për titull, pasi diferenca e zikaltërve me bardhezinjtë ka shkuar në 9 pikë, sidoqoftë gjërat edhe mund të ndryshojnë, duke patur parasysh që deri në përfundimin e këtij edicioni të Serisë A nevojiten edhe 12 javë, pa harruar gjithashtu edhe faktin që ekipi i Interit ka për të rekuperuar edhe takimin e prapambetur me Sampdorian.

Gattuso e mori drejtimin e skuadrës më datë 11 dhjetor, menjëherë pas shkarkimit të veteranit Carlo Ancelotti  dhe pas krizës së fillimit gjithcka duket më e kthjellët dhe madje edhe vetë presidenti Aurelio De Laurentiis është shumë më i qetë. Napoli mbajti Barcelonën brenda në San Paolo në një rezultat 1-1 në Champions, për më tepër skuadra blaugrana ishte me fat që u largua nga Italia me një barazim, ndërsa në kampionat falë 5 fitoreve të siguruara në 6 ndeshjet e fundit Napoli u katapultua në Zonën Europiane, më saktë në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes. Krejt e kundërta mund të thuhet për ekipin e Antonio Conte-s, që pas një faze të parë të shkëlqyer ka pësuar një rënie të theksuar. Ekipi nuk krijon më aq shumë në fazën sulmuese dhe përpara se të ndërpritej gjithcka u mund përvec Juventusit edhe nga Lazio në Olimpico, duke grumbulluar vetëm 9 pikë gjithsej në 7 javët e fundit të kampionatit italian. Në pjeën e sipërme të shortit Napoli eliminoi me radhë Perugia-n dhe Lazio-n, pikërisht klubin që është edhe mbajtësi i trofeut. Interesant ëshët fakti që Napoli nuk ka pësuar ende gol në këtë edicion të Kupës së Italisë, ndërsa Interi në krahun tjetër ka mbërritur deri këtu falë fitoreve ndaj Cagliari-t dhe Fiorentina-s.

Edicionin e kaluar të dy ekipet e ndalën rrugëtimin e tyre që në fazën cerekfinale. Napoli u thye në Giuseppe Meazza nga Milani, ndërsa Interi u eliminua brenda në San Siro pas gjuajtjes së 11-metërshave nga Lazio. Interi që e ka fituar Kupën e Italisë 7 herë kërkon finalen e 14 në histori, ndërsa Napoli që numëron 5 Kupa Italie synon finalen e 10 në këtë kompeticion. Ndeshja do të luhet në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga kryesori Gianluca Rocchi, sidoqoftë San Palolo ndër vite konsiderohet si një nër fushat më të vështira për zikaltërit, të cilëve iu nevojitet patjetër fitorja dhe që në këtë stadium kanë triumfuar vetëm 2 herë që nga viti i largët 1997, ku sigurisht përfshihet edhe suksesi 3-1 i Interit në kampionat, në takimin e parë të këtyre dy ekipeve për vitin 2020.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency