Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Luhet akti i fundit, Juve-Napoli sfidohen në Romë për trofeun e Kupës!

TURIN, ITALY - AUGUST 31: Cristiano Ronaldo and Leonardo Bonucci celebrate the own goal of Kalidou Koulibaly of SSC Napoli to make it 4-3 during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on August 31, 2019 i (Photo by Tullio Puglia - Juventus/Juventus FC via Getty Images)

Gazetar:Elvi Luzi

Kupa Italisë bëhet gati për aktin final, Juventus-Napoli. Një rrugëtim i gjatë dhe aspak i thjeshtë për të dyja skuadrat. Për të mbrritur deri në këtë pikë bardhezinjve iu desh të kalonin me rradhë pengesa si Udinese, Roma dhe sëfundmi Milan. Në krahun tjetër, Napoli mposhti skuadra si Perugia, Lazio dhe Inter. Tashmë si Juventus ashtu dhe Napoli do të vihen përballe njëri-tjetrit për të siguruar trofeun e parë sezonal. Finalja që do të zhvillohet në Romë ka një rëndësi të madhe për të dy klubet.

Maurizio Sarri gjithashtu kërkon që të sigurojë trofeun e parë si trajner i Juventusit, një mundësi të tillë ai e humbi në finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, teksa sfida kundër Napolit e përball atë me të shkuarën e tij. Dëshira është e njejtë edhe për Gattuson, i cili pavarësisht se ekipi nuk ka shkëlqimin që ai ndoshta do të deshironte të paktën një prej objektivave sezonal është përmbushur pjesërisht. Kupa e Italisë  është detyrim për Napolin, në një sezon ku skuadra ka hasur vështirsi të mëdha, me mungesë stabiliteti dhe rezultatesh.

Kur gjithçka nisi të kaltërit synonin titullin, dëshirë që nga java në jave nisi të zbehej. Kundër Lazios dhe Interit, skuadra e Gattusos tregoi forcë karkateri dhe të njëjtën gjë synon edhe kundër bardhezinvje. Statistikat në vitet e fundit shohin bardhezinjtë më të avantazhuar, të cilët kanë fituar 3 nga 5 takimet e fundit ndërsa Napoli vetëm dy. Një finale e gjitha për t’u shijuar në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...