Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Luhet derbi i Londrës Veriore, Tottenham-Arsenal premton shkëndija!

Kur mbahet dueli i Londrës së Veriut ka fare pak rëndësi se në çfarë vendesh pozicionohen dy klubet, megjithatë derbi Tottenham- Arsenal këtë herë me shumë gjasa do të përcaktojë shumë në lidhje me fatin e këtyre skuadrave të famshme të kryeqytetit, në lidhje me objektivin aq fort të lakmuar, zonën Champions. Në periudhën e Krishtlindjes, në përfundimin e fazës së parë “gjelat” numëronin plot shtatë pikë më tepër se sa “topçinjtë”, sidoqoftë dy muaj më pas nëse Arsenali rrëmben tre pikët në ndeshjen direkte atëherë diferenca ndërmjet dy klubeve do të reduktohej në thjesht një pikë. Situata në të vërtetë ka ndryshuar shumë. Në Boxing Day askush nuk guxonte të vinte në dyshim praninë e “gjelave” në katërshen e skuadrave më të mira të kampionatit në përfundim të sezonit dhe në fakt Tottenham Hotspur u mbajt mirë, ndonëse luajti për afërsisht një muaj e gjysmë pa dyshen Harry Kane-Dele Alli, gjithsesi dy humbjet radhazi në Turf Moor dhe Stamford Bridge tashmë bëjnë që ekipi i Pochettinos të rrezikojë ndjeshëm pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm. Është e sigurtë që nën drejtimin e trajnerit argjentinas “Spurs” do të mbyllin edhe vitin e pestë futbollistik pa asnjë trofe, vetëm nëse ndodh e paimagjinueshmja, që “lillywhites” të bëjnë mrekullinë te “Kupa me veshë të mëdhenj”.

Mauricio Pochettino deklaroi jo shumë kohë më parë se trofetë shërbejnë thjesht për të plotësuar egon e trajnerëve, pasi për klubet si Tottenham Hotspur gjëja më e rëndësishme është pjesëmarrja në Champions League. Është e kuptueshme që me dyshen Joe Lewis-Daniel Levy trajneri nga Santa Fe i ka shpatullat të ngrohta, sidoqoftë “gjelat” përfaqësojnë një ndër klubet më të suksesshëm në ishull dhe tani tifozët i tremben faktit që ekipi i tyre po katandiset si Arsenali. Rivalët e tyre të përjetshëm kanë reaguar në njëfarë mënyre, duke zëvendësuar një ndër figurat më të vecanta të historisë së Premiershipit siç ishte Arsene Wenger me trajnerin bask Unai Emery. Natyrisht “Spurs” kanë harxhuar shumë para për një stadium që nuk i ka hapur dyert akoma, dhe që mendohej se do të inaugurohej pikërisht me derbin e famshëm të Londrës së Veriut. Dihet gjithashtu botërisht edhe fakti tjetër që “gjelat” hynë në histori si klubi që nuk shpenzoi asnjë penny gjatë merkatos verore, sidoqoftë gjithçka do të kthehej përmbys në rast se dy nga tre klubet e tjerë Arsenal, Chelsea apo dhe Manchester United në fund të sezonit do të renditen mbi ta, në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit anglez.

Dy muaj e gjysmë më parë Tottenham Hotspur i theu “topçinjtë” 2-0 brenda në Emirates, duke i eliminuar në fazën çerekfinale të Kupës së Ligës, ndërkaq ndeshjen më të mirë të sezonit futbollistët e Arsenalit e zhvilluan ekzaktësisht tre muaj më parë, pikërisht në të njëjtin stadium, kur lojtarët e Unai Emery-t fituan ndeshjen e fazës së parë me shifrat 4-2. Sikur të mos mjaftonte derbi të martën në mbrëmje ekipi i Pochettino-s duhet të mbrojë në Westfali rezultatin 3-0 të siguruar në Champions ndaj verdhezinjve të Borussias, për më tepër rajneri bask ka përforcuar mbrojtjen, pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka patur këto kohë në repartin e prapavijës, dhe Arsenali nuk është më skuadra që ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit të luajtura jashtë fushe, sidoqoftë “topçinjtë” kanë grumbulluar vetëm një pikë gjithsej nga 21 të mundshmet në shtatë përballjet e fundit me skuadrat e ashtuquajtura “big six”. Takimi do të luhet në Wembley, në praninë e 83.000 spektatorëve e do të drejtohet nga kryesori Anthony Taylor dhe interesant është gjithashtu fakti që derbi londinez Tottenham-Arsenal përkon pikërisht me 47-vjetorin e trajnerit të vendasve Mauricio Pochettino.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...