Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhet dueli i titullit Tirana-Kukësi dhe jo vetëm, e hëna e Superiores premton spektakël!

E hëna është dita e ndeshjes së titullit. Në Kategorinë Superiore java e 32-të kulmon me përballjen Tirana-Kukësi që do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:45 në kryeqytet. 9 pikë është distanca në klasifikim mes dy skuadrave ndërsa diferencat në fushë janë vërtet të vogla. Kukësi për të mbajtur gjallë shpresat për t’u shpallur kampion duhet ta fitojë me çdo kusht këtë sfidë ndërsa bardheblutë me një sukses me 3 gola diferencë do të fitonin edhe matematikisht titullin. Vasil Shkurtaj është mungesa e madhe për skuadrën e Orges Shehit me kryegolashënuesin e Kategorisë Superiore që pësoi një dëmtim në sfidën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, ndërkohë që Egbo ka të skualifikuar dy titullarë, mesfushorin Idi Batha dhe mbrojtësin Albi Doka. Në 3 ndeshjet që kanë zhvilluar mes tyre në këtë sezon Kukësi është në superioritet ndaj Tiranës pasi ka fituar 2 trofe kundrejt një fitoreje të bardhebluve.

Por e hëna e futbollit në Superiore nuk është vetëm Tirana-Kukësi, pasi në orën 17:45 do të luhet edhe sfida Bylis-Partizani me të kuqtë që do të tentojnë suksesin e 4-t rresht për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europa League. Në orën 20:45 do të mbyllet java me sfidën Teuta-Skënderbeu me durrsakët që në rast suksesi do të rimarrin vendin e 3-të që për momentin është pozicioni i fundit që të kualifikon në Europë. Korçarët ende nuk e dinë se për çfarë luajnë pasi janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Federale në Zvicër ku kërkojnë të fitojnë pafajsinë për t’u rikthyer në Europë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...