Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Luhet java e 21-të, United synon rikthimin te fitorja

Manchester United dhe Southampton kryqëzojnë brirët të shtunën në orën 18:30 në stadiumin “Old Traford” për ndeshjen e vlefshme të javës së 21 në Premier League. Me gazin në maksimum futbolli anglez që nuk kursen asnjë skuadër në këtë periudhë festash dhe në këtë mënyrë, Jose Mourinho ka rastin më të mirë për të fshirë zhgënjimin e barazimit të fundit 2-2 ndaj Burnleyt në shtëpi.

“Djajtë e Kuq” po reflektojnë një moment në rënie që pas disfatës në derbi, por Southampton gjithashtu në një mini-krizë rezultatesh, ndonëse nuk është aspak një kundërshtar i lehtë.

Më herët, në orën 16:00, në Londër, Chelsea do të presë Stoke Cityn, në një takim ku nuk duhet diskutuar marrja e 3 pikëve. Skuadra e Contes është vetëm 1 pikë larg Manchesterit të vendit të dytë, por lufta për një vend në Champions është ashpërsuar shumë, pasi Tottenham, Arsenal e Liverpool po gabojnë gjithnjë e më pak.

Edhe ‘The Reds’, pasi regjistruan blerjen më të shtrenjtë në histori për një mbrojtës, me marrjen e holandezit Van Dijk, do të kërkojnë të rrëmbejnë edhe 3 pikët, përballë Leicesterit. Liverpooli vjen në një moment të mirë dhe do të kërkojë ta mbyllë 2017-ën me fitore, por Leicesteri është gjithmonë i gatshëm për të surprizuar.

Java e 21-të e Premier Leagues do të mbyllet nesër me sfidat Crystal Palace-Manchester City dhe West Brom-Arsenal.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...