Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Luhet java e 30-të, sytë te derbi i Gjilanit dhe te dueli Starova-Josa

Nuk ka pushim në Vala Superligën e Kosvës. E mërkura është rezervuar për ndeshjet e javës së 30-të në Vala Superligën e Kosovës. Kjo është një javë me disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, derisa vemendja do të jetë në Gjilan ku luajnë Gjilani–Drita dhe në Drenas ku përballen Feronikeli me Prishtinën.
FC Prishtina ka një udhëtim shumë të vështirë të mërkurën në Drenas kur dihet se do ta ketë përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe që gjithashtu ka nevojë për pikë për të mos u rrezikuar në këto javët e fundit pasi është vetëm 6 pikë larg zonës barazh.Gjatë dy ndeshjeve që i kanë zhvilluar këto dy skuadra në këtë edicion të dyjat kanë përfunduar me barazim, madje edhe me rezultat identik 0:0.
Feronikeli – Prishtina është edhe një derbi mes Starovës dhe Josës, dy ish trajnerët e Partizanit dhe Tiranës. Starova është ende pa fitore prej se erdhi në krye të Feronikelit, ku në pesë ndeshje ka arritur katër barazime dhe 1 humbje, megjithatë do të tentojë që gëzimin e fitores së parë ta arrijë pikërisht kundër rivalit të tij të madh, Mirel Josës.
Feronikeli për përballljen me bardhekaltërit do të jetë e kompletuar, pasi qw i kthehet nga suspendimi edhe Yll Hoxha.
FC Prishtina nuk ka alternativë tjetër përvec fitores në këto ndeshjet e mbetura dhe kështu do të jetë edhe kundër Feronikelit ku cdo rezultat tjetër do të ishte dështim dhe do ta humbte hapin për titull. Presioni është tërësisht te bardhekaltërit të cilët kanë në dispozicionn vetëm një rezultat, derisa Feronikelit do të mund ti konvenonte edhe një barazim.
Te Prishtina për ndeshjen me Feronikelin kthehen Taipi dhe Osmani nga suspendimet, por për të njëjtën arsye do të mungojë sulmuesi Mankenda. Josa gjithashtu edhe në këtë ndeshje do të jetë pa të lënduarit, Mazrekaj dhe Boshnjaku.
Feronikeli – Prishtina luhet të mërkurën me fillim në orën 16:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...