Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhet java e 35-të, Partizani-Vllaznia dhe Kukësi-Skënderbeu duelet më interesante!

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore po i drejtohet fundit me shumicën e verdikteve finale që janë dhënë tashmë, megjithatë mbetet për t’u përcaktuar skuadra që do të shkojë në play out dhe ekipi i fundit që do të sigurojë një biletë për në Europa League. Këtë të premte luhet java e parafundit ajo e 35-ta që do të zhvillohet në dy fasha oraresh. 4 ndeshje do të luhen pa drita në orën 17:45 ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 në Elbasan Arena, Kukësi do të presë Skënderbeun, një sfidë që premton gola, emocione dhe spektakël. Në orën 17:45 vëmendja më e madhe do të jetë në Air Albania aty ku Partizani do të presë Vllazninë. 4 nga 5 lojtarët e prekur me COVID-19 në kampin e kuq janë shëruar dhe do të jenë gati për këtë sfidë me përjashtim të Eraldo Çinarit.

Vllaznia ka nevojë për një fitore për të rivalizuar deri në fund me Bylisin për t’i shpëtuar play out-it, ndërkohë që skuadra e Kalarit luan shansin e fundit për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Bylis nga ana tjetër pret në Ballsh, Luftëtarin në një ndeshje të cilën duhet ta fitojë me të gjitha mënyrat. Teuta mund të sigurojë edhe matematikisht nëse Partizani nuk fiton dhe nëse durrsakët marin një pikë ndaj Flamurtarit, gjithsesi Teuta do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e Vlorës pasi në garë për vendin e 4-t është edhe Skënderbeu që ende është në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Federale Zvicerane. Tirana kampione tashmë shkon në Laç aty ku kurbinasit e duan më shumë fitoren për të siguruar edhe matematikisht fitoren dhe një vend në paraeliminatoret e Europa League për sezonin e ardhshëm. Të 5-ta sfidat e kësaj jave do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...