Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Luhet java e 4-t, Reali dhe Atletico në fushë, për të marrë fitoret e radhës!

E mërkura është dita e dy skuadrave të Madridit që do të zbresin në fushë për javën e 4-t të La Ligas. Atletico e Madridit pas fitores tenistike në debutim ndaj Granadas ku Luis Suarez edhe pse hyri në fushë nga stoli arriti të realizonte dy gola, sfidon sot në orën 19:00 Huescan në transfertë. Një ndeshje e lehtë në letër përballë një ekipi që vjen nga Segunda Division por që mund të rezultojë e vështirë në fushë për djemtë e Simeones. Me Luis Suarez në gjirin e saj dhe me ruajtjen e grupit, Atletico Madrid i ka të gjitha mundësitë për të rivalizuar deri në javën e fundit të La Ligas në garën për titull në këtë sezon, një mision mëse i arritshëm nëse Los Colchoneros nuk lënë pikë përballë skuadrave të tilla si Huesca. Në orën 21:30 në ekranin e Supersport do të jetë radha e Realit të Madridit që luan në shtëpi ndaj Real Valladolid. Pas 2 transfertave të vështira ndaj Real Sociedad dhe Real Betis ku grumbulluan 4 pikë, Los Blancos rikthehen në Santiago Bernabeu aty ku pavarsisht mungesave të shumta skuadra e Zidane do të tentojë me çdo formë të marrë fitoren e 2-të sezonale dhe të dytën rresht në kampionat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...