Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhet Kamza-Kukësi, hirushja sfidon kampionët

Në fazën e parë Kukësi fitoi vetëm me një 1 gol të Bakajt me 11-metërsh ndaj Kamzës, që e ardhur si debutuese në Superiore u mendua se ndoshta në “Zeqir Ymeri” pati thjesht fatin e fillestarit. Por pas përfundimit të një faze, Kamza ka treguar se nuk kërkon të jetë thjesht një kalimtare mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Këtë të enjte në stadiumin e saj ajo do të presë pikërisht kampionët e Shqipërisë, që dikur ashtu si Kamza kundërshtarët ndoshta i shikonin me emrin e skuadrës pa përvojë, por dhe nga eksperinca vetjake Kukësi e di se Kamza nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, jo vetëm për emrat që ka në përbërje por dhe rezultatet e arritura. Mjaftuan vetëm 9 javë, që ndeshja e kthimit në Kamëz mes këtyre dy skuadrave të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme të kalendarit të Superiores.

Në fushën  e saj Kamza ka ndalur Skënderbeun, ka mundur Vllazninë por dhe Partizanin, duke i përgatitur dhe Iulianos valixhet e largimit. Është e katërta në renditje, me një diference të ndjeshme nga vendi i pestë për numrin e pikëve të grumbulluara dhe ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Shifra të një ekipi që do të ishte gabim të nënvlerësohej pavarësisht se përballë do të ketë Kukësin, kampionët në fuqi por dhe një prej ekipeve më të sukseshme shqiptare në vitet e fundit. Fakti që skuadra e Milinkovicit vjen pas 2 barazimeve radhazi ka bërë që fitoren te Kukësi në këtë ndeshje ta konsiderojnë një detyrim, për të nisur një kthesë me objektiv kreun e Skënderbeut dhe përballë surprizës së këtij sezoni mund të ishte starti i duhur i një ngushtimi të diferencës me korcarët. Nëse dëshirës për të bërë mirë të dy ekipeve i shton dhe dëshirën e dy presidentëve për të mundur njëri-tjetrin, atëherë kjo përballje bëhet mjaftueshëm interesante për t’u ndjekur në 90 minutat e saj, në tribuna por dhe në Supersport.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...