Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luhet Liverpool-Arsenal, në Kenia shndërrohet në problem kombëtar

Futbolli anglez është më i ndjekur në të gjithë botë, nga Australia, Azia e deri në Afrikë. Edhe pse në Kontinentin e Zi (Afrikë) njerëzit mund të jenë të varfër, dëshira për të ndjekur Premier League-n nuk ka kufi. E kur bëhet fjalë për një përplasje të tillë, Liverpool-Arsenal, shndërrohet në problem kombëtar,

Në Kenia Hashtagu # census2019 po ecën fuqishëm në rrjetet sociale, jo sepse njerëzit por presin me padurim të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, por sepse po ngrihen një protestë popullore kundër mbylljes së bareve gjatë fundjavës (me vendim qeverie), çka do t’i mohonte shumicës së fansave të mblidhen për të parë nëpër bare ndeshjet në Premier League, të transmetuara vetëm në TV me pagesë.

Të apasionuarit pas futbollit anglez në Kenia nuk pajtohen me vendimin e qeverisë. Dikush ka hedhur idenë e një shtyrje të vendimit për ato dy orë, kur luhet Liverpool-Arsenal, të tjerë i kërkojnë qeverisë të blejë të drejtat e ndeshjes, në mënyrë që të mund të transmetohet në kanalin kombëtar pa pagesë. Në pamundësinë e qartë që kjo të ndodhë, për tifozët e varfër kenianë pritet një fundjavë e thatë: pa alkool dhe futboll. Dhe të paktën një herë, Liverpool “do të ecë vetëm” në mesin e Savanës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...